KORÇË

Një telefonatë për bombë në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës ka alarmuar qytetin. Gjyqtari Markelian Kuqo është një emër i njohur për mediat dhe opinionin publik për shkak të vendimeve të tij të diskutuara.

Markeliano Kuqo
Markeliano Kuqo

Më 14 shkurt të këtij viti, gjyqtari Markelian Kuqo u bë fokus i mediave pas vendimit që dha duke pranuar kërkesën dhe lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje.

Gert Gjinarari, njeriu që ekzekutoi të fortin e Tiranës Naim Zyberi, i dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë italiane në vitin 1997, fitoi nga gjykata e Korçës lirinë me kusht. Pas ekstradimit nga Italia, gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm të gjykatës së vendit fqinj.

Por gjyqtari i çështjes Markelian Kuqo, ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për liri me kusht, vendim i marrë në 14 shkurt, gjatë një seance që zgjati pas orarit zyrtar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga IEVP Drenovë.

Gjyqtari Kuqo, e arsyetoi pranimin e kërkesës për liri me kusht, duke zbatuar ligjin e kohës kur është transferuar Gjinarari në Shqipëri, sipas të cilit kjo kategori të dënuarish, përfitojnë liri me kusht, pasi kanë vuajtur jo me pak se 25 vite burg dhe për arsye të jashtëzakonshme. Ndërkohë, që me ligjin e ri të ndryshuar në vitin 2017, koha për të përfituar liri me kusht është bërë 35 vite.

Në vendimin e gjykatës që disponohet Gjykata argumenton se Gjinarari plotëson kriteret për të përfituar liri me kusht, pasi konsiderohet i rehabilituar në raport me veprat penale për të cilat është shpallur fajtor, ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtaret e viktimës si dhe për sjellje shembullore në burg.

Kërkesa e Gjinararit për liri me kusht, është kundërshtuar nga Prokuroria, e cila pritet të apelojë vendimin e gjykatës së shkallës së pare. Edhe pse gjykata urdheroi lirimin e menjehershem te Gjinararit, Prokuroria e Korçës ka refuzuar ekzekutimin e urdherit, duke e lene ende pas hekurave 45-vjeçarin. Burime konfidenciale i thanë se Prokuroria ka konstatuar pasaktesi ne vendimin e gjykatës, te tilla qe e bejne te pamundur nxjerrjen e urdherit te ekzekutimit dhe lirimin e Gjinararit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: