Xiaomi tashmë ka deklaruar që më përpara se do të debutojë një pasardhës të telefonit të tyre të suksesshëm nga viti i kaluar, Xiaomi Mi MIX.

Pajisja e re për momentin quhet Mi MIX 2 dhe në krye të dizajnit të saj do të jetë dizajneri francez, Philipe Starck.

Sipas Gizmochina, një burim thotë se Xiaomi Mi MIX 2 mund të ketë një ekran të lakuar AMOLED që do të përbëjë 93% të sipërfaqen ballore.

Telefoni i vitit të kaluar, Xiaomi Mi MIX, kishte një ekran LCD 6.4-inç që mbulonte 91.3% të sipërfaqes. Nëse këto informacione janë të vërteta, atëherë telefoni i ri mund të ketë skaje edhe më të holla, njofton pcw.

Burimi gjithashtu thotë se Mi MIX 2 do të vazhdojë të përdorë dizajnin e një trupi prej qeramike dhe të përdorë teknologjinë e transmetimit të zërit nëpërmjet kocit.

Ndryshe nga raportet e mëparshme që thonin se skaneri i gishtit do të ishte në pjesën e prapme, ky i sotmi thotë se do të vendoset në pjesën ballore, i pozicionuar poshtë ekranit.

Mi MIX 2 pritet që të debutohet në të njëjtën kohë si paraardhësi i tij, i cili u debutua në Nëntor. Ka ende shumë kohë për të adoptuar teknologji dhe funksionalitete të reja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: