Telekom Albania ka ndjekur me shumë shqetësim situatën e shkaktuar nga tërmetet që goditën vendin dhe njëkohësisht shpreh lehtësim që nuk pati humbje jetësh. Kompania, me shpresën se më e keqja tashmë kaloi, ka reaguar menjëherë ne ndihmë të familjeve prekura nga termeti.

Sot Telekom Albania dhuron 10.000 euro për te mbështetur strukturat  e Emergjencave Civile, për të ndihmuar sa më shpejt në gjendjen e krijuar. Kjo vlerë do të shkojë posaçërisht për shërbimet e normalizimit të situatës për popullsinë e prekur. Kompania do t’u ofrojë vazhdimisht ndihmë autoriteteve përkatëse ndërsa ato vazhdojnë të vlerësojnë dëmet dhe të sigurojnë strehim për banorët që u janë dëmtuar shtëpitë.

Abonentët e Telekom Albania do të marrin një mesazh me numrat e llogarive bankare që Emergjencat Civile kanë hapur për kontributin e qytetarëve.

Raste të tilla kërkojnë solidaritet, ndaj Telekom Albania u bën thirrje partnerëve të biznesit, si edhe të gjitha kompanive të japin mbështetje sipas mundësive dhe fushës së tyre të aktivitetit.

Inxhinierët e kompanisë bënë të mundur që rrjeti të përballonte në mënyrë të admirueshme ngarkesën e situatës dhe abonentët të kishin në çdo moment kanale të hapura komunikimi.

Telekom Albania thekson se kapacitetet teknike dhe njerëzore të saj janë përherë në gatishmëri për t’u përballur me zhvillime të papritura dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të publikut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb