Në Paris janë të shumtë emrat që qarkullojnë në merkato, mbi të gjitha ylli i ekipit, Kylian Mbappe. Sulmuesi francez mbetet një temë e hapur për sa kohë nuk ka rinovuar ende kontratën me PSG ndërsa as Real Madrid nuk ka ndërmend të dorëzohet. Nasser Al-Khelaifi, presidenti i klubit, në një intervistë për “L’Equipe” është ndalur duke folur për Mbappe, Neymar dhe Pochettino: “Dua të jem i qartë, Mbappe do të qëndrojë, nuk do ta shesim kurrë dhe as nuk do të largohet falas( kontrata i skadon në 2022). Këtu ai ka atë që i duhet, çfarë klubi tjetër mund të gjejë me më shumë ambicie se PSG? Diskutimi mbi rinovimin po ecën mirë, shpresojë të gjejmë një akord sa më shpejt.

Lequipe
Lequipe

Neymar? Barcelona provoi deri në momentin e fundit ta marrë por ai është i lumtur këtu”, theksoi Al-Khelaifi duke qartësuar më pas edhe të ardhmen e trajnerit Pochettino i përfolur për një rikthim tek Tottenham: “Në fund të sezonit jemi takuar dy herë, kemi diskutuar 2-3 orë, nuk më ka thënë kurrë se dëshiron të largohet, ka pasur gjithnjë një sjellje pozitive. Kam folur edhe me Leonardo për merkaton, trajneri ka ende edhe dy vite kontratë. Ashtu edhe si në rastin e Mbappe, njerëzit thjeshtë përpiqen të na shpërdorojnë”. Në fund edhe një koment për Super League: “Klubet që kanë aderuar kërkojnë të vrasin ëndrrën e futbollit dhe të tifozëve. Të gjithë duhet të kenë të drejtën të ëndërrojnë”, përfundoi presidenti i PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb