E ardhmja e Pol Pogba mbetet e gjitha për tu përcaktuar. Deklaratat e mesfushorit francez, ku shpesh premton besnikëri ndaj United e më pas luan me ngjyrat bardhezi, vetëm sa shtojnë edhe më shumë spekulimet. Fakt është që tratativat për rinovimin e kontratës janë në një moment pauze. Sipas “The Sun”, Mino Raiola ka vendosur së fundmi të pezullojë negociatat me Man.United, kjo edhe për një arsye të fortë, e ardhmja e trajnerit Solskjaer. Palët janë përplasur pas kartonit të kuq që Pogba mori kundër Liverpool, dukshëm me të në stol, Pogba nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë tek United.

Pogbaa
Pogbaa

Pogba përfaqëson tani okazionin më të madh në merkaton e verës, një super lojtarë që mund të largohet me parametra zero, në raste të ngjashme, Raiola gjithnjë ka vendosur ti largojë lojtarët e tij për të përfituar më shumë në aspektin ekonomik. Kur bëhet fjalë për Pogba, mbetet në garë tre ekipe, Real Madrid, PSG dhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që shihet si favorite për vetë dashurinë që lojtari ka për ngjyrat bardhezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb