Teleskopi hapësinor Hubble festoi 25 vjetorin këtë javë. NASA dhe partnerët e saj ndërkombëtarë po ndërtojnë tani një teleskop hapësinor më të fuqishëm për të depërtuar në thellësitë e kozmosit.

Teleskopi Hapësinor James Webb do të jetë 100 herë më i fuqishëm se Hubble, dhe do të jetë gati për t’u përdorur gjatë një misioni që do të zhvillohet në vitin 2018, ku astronomët do të mund të shohin më mirë galaksitë e para që u formuan në Univers.

“JWST (Teleskopi Hapësinor James Webb) do të jetë në gjendje të shohë 200 milionë vjet para Big Bang-ut,” shkroi NASA në uebsajtin e saj.

NASA e përshkruan teleskopin si një “makinë kohe e fuqishme” e pajisur me rreze vëzhgimi infra të kuqe që do të shikojë nga afër deri në 13.5 miliardë vjet më parë, për të parë yjet e para dhe galaksitë e krijuara nga errësira e universit të hershëm.

Projekti ka marrë shumë kritika nga ligjvënësit për shkak të kostos së tij të lartë, plot 8.8 miliardë dollarë, shumë më e lartë se kostoja fillestare prej 3.5 miliardë dollarë. Megjithatë, NASA ka premtuar se gjenerata e re e teleskopit do të jetë gati për t’u lëshuar në hapësirë në tetor të 2018-ës.

Teleskopi hapësinor do të peshojë 6.4 tonë. Pasqyra kryesore e teleskopit hapësinor James Webb do të jetë 6.5 metra në diametër, tre herë më e madhe se tek teleskopi Hubble. Teleskopi do të pajisjet me kamera dhe spektromatës, që mund të kapin sinjale shumë të dobëta.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: