VATIKAN – Shërbimet sekrete amerikane kanë paralajmëruar Vatikanin për rrezikun e sulmeve terroriste nga xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS). Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror izraelit “Canale 1”, i cili u referohet burimeve konfidenciale.

Televizioni izraelit thekson se ka të dhëna të besueshme se Vatikani është objektivi i radhës i terroristëve, por nuk jep detaje të tjera rreth këtyre informacioneve.

Ndërkohë autoritetet italiane bëjnë të ditur se ekziston rreziku që Vatikani të sulmohet nga ISIS, por ende nuk ka sinjale që të flasin për mundësinë e një sulmi konkret.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: