Medias online i është shtuar edhe një portal i ri shqiptar. News24.al premton të jetë një pikë unike aksesi për informacion News24.al do te jetë referenca juaj e përditshme pasi do të pasqyrojë në kohë reale gjithë lajmet e televizionit më të madh informativ në vend News24. Portali mediatik është një ofertë e re informative, me të cilin synohet të arrihen lexuesit jo vetëm në Shqipëri, por edhe të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

News24.al ka në fokus lajmin në video, reportazhe, raportime të thelluara dhe intervista që mbulojnë një spektër të gjerë të temave sociale politike dhe ekonomike. Emisionet e përditshme, politika, zhvillime të aktualitetit, tematikat sociale e kanë bërë një ekran, ku veç lajmit të shpejtë e të saktë, mund të dëgjosh analizën për gjithçka ndodh, zërin e njerëzve të thjeshtë, të atyre që nuk i dëgjon askush.

Gjithë programacioni i televizioni News24 është gjithashtu i pasqyruar në këtë portal të ri.
News24.al premton se do të punojë me ngulm e pasion, për të përmbushur misionin e vet, të informimit të publikut shpejt, saktë dhe në mënyrë të paanshme, mision që për gazetarët e tij nuk do të mbarojë, për sa kohë në kanalet e transmetimit do të ekzistojë logoja e dashur për të gjithë News24. News24.al ka si synim informimin e saktë dhe të besueshëm të publikut. Fokusi i News24.al është të pasqyrojmë në kohë reale gjithçka ndodh.

Me ambicien për të qenë “agjencia më e madhe e lajmit online në Shqipëri” këtu do të gjeni aleatin tuaj për informacion e vërtetë. Ky është News24.al, një histori mes njerëzve ku lajmi dhe informacioni është qëllimi kryesor i këtij portali!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: