Dorian Teliti, drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike foli për planin ekonomik të kësaj partie që do të impelementohet pas 25 prillit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Teliti tha se programi i PD-së i jep përgjigje sfidave që po kalon ekonomia shqiptare.

Mes të tjerash demokrati tha se kryeministri Edi Rama është në panik nga humbja, pasi do të përballet me uraganin popullor në 25 prill. Ai ka treguar dhe disa forma se si do të sigurohen të ardhurat për të realizuar ato pika ku fokusohet ky program.

PJESË NGA BISEDA
Fushata e PD është përqendruar tek rimëkëmbja e Shqipërisë….

PD ka hartuar një plan konkret të qartë dhe serioz bazuar në angazhime që iu japin përgjigje sfidave aktuale që kalojnë sot qytetarët. Jemi në krizën më të thellë të 30 viteve të fundit. Rama dështoi në menaxhimin e ekonomisë, shëndetësisë, në hapjen e negociatave. Koston se pagoi ai, por qytetarët. Fajtor është kjo qeveri. Biznesi është i suksesshëm kur ka konsumatorë. Rama ndërmori politika të gabuara, nga ku fituan vetëm një dorë njerëzish. Interesi i tij ishte që të bëheshin tenderat vetëm me një ofertues, të shpopullonte Shqipërinë, ndaj detyra jonë është që të stopojmë këtë gjë. E shohim në sytë e qytetarëve dëshpërimin. Ata e kuptojnë se politika sot janë të bashkuar kundër një personi të vetëm, që është kryeministri Edi Rama. Atë e ka zënë paniku se nuk i bën dot ballë me propagandë uraganit popullor që e pret në 25 prill. Që do të marrë para atë dhe atë çetë njerëzish që sundon.

Ku do t’i gjeni ju paratë për të implementuar ekonominë?
Paratë nuk bien nga qielli, por janë në ekonominë shqiptare. Duhet punë, seriozitet, dhe hapa konkrete pune. E ka bërë Basha dhe PD këtë gjë? Po e ka bërë. S’ka dalë me premtime, siç doli Rama. S’ka dalë të flasë për legalizime falas. Basha, kryeministri i ri i Shqipërisë ka dalë me një plan pune, të qartë dhe serioz. Paratë janë në ekonominë shqiptare. Nëse çlirojmë tregun, do vijnë edhe investitorët e huaj. Kemi me muaj që e pyesim nëse a një investitor të vetëm. E mbani mend biznesmenin izraelit që u dhunua në Lalëz. Planet tona janë të testuara, dhe s’kemi marrë angazhime të pabëra. Institucionet ndërkombëtare e thonë qartë se nga mungesa e garës së tenderave mund të kursesh 300 mln euro. Me anë të mekanizmit anti-mafia kontratat koncensionare do të anulohen. Me këto elemente ke 500 mln euro.

Teliti theksoi se taksa e sheshtë i jep shtysë pozitive ekonomisë së vendit, duke shtuar se çdo shqiptar do të përfitojë nga politikat e qeverisjes së PD-së.

“Taksa e sheshtë i jep shtysë pozitive ekonomisë së vendit. Do të ulim informalitetin në ekonomi. Çdo shqiptar fiton nga politikat tona, do të fitojnë qytetarët,. do të fitojnë bizneset dhe Shqipëria. Teza e Ramës bazohet në mashtrime dhe në arrogancë. Kurse teza jonë është e hapjes së vendeve të punës, të përmirësimit të jetës sonë, të mos kemi raporte që kemi bërë hapa mbrapa.

Shqipëria në shumë aspekte as vend-numëro nuk është, por është mbrapa. Qytetarët shqiptarë kanë dy lidierë, ku njëri flet broçkulla dhe kemi nga ana tjetër lider serioz, që del me plan serioz dhe konkret. Basha ka premtuar se do ktheejë normalitetin në Shqipëri. Shtresa e mesme do të marrë pjesë më shumë në këtë ndryshim. Shtresa e mesme ka përqafuar programin e Bashës”, u shpreh Teliti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: