Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes në aksin Tamarë-Vermosh.

ARRSH njofton se qarkullimi në këtë akas kryhet me goma dimri dhe se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë temperaturat kanë arritur në -10 gradë, ndërsa kontraktorët me mjetet borëpastruese ndodhen në terren për pastrimin e aksit.

Njoftimi i plotë

Në aksin Tamarë-Vermosh nuk ka reshje dëbore

Temperatura është -10°C

Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit

Qarkullimi kryhet me goma dimri

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb