TIRANË

Shqipëria është përfshirë nga moti i acartë me temperatura të ulëta dhe disa gradë nën zero prej disa ditësh, temperatura tipike të kësaj stine por si do jetë moti në ditët në vijim? Në një lidhje telefonike për News24, sinoptikania e Metoalb, Adiola Bami tha se edhe dita e nesërme do të vijojë me rënie temperaturash që në zonat malore do të shkojnë deri në -11 gradë Celsius por të mërkurën do të ketë ndryshim të motit.

Ndërkohe ajo informoi se era do të vijojë herë-herë dhe se në det do të shkojë deri në 65 km/h.

“Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të jetë i ftohtë. Nesër do të ketë rënie temp sërish. në zonat malore do zbresë në -11 gradë. Në zona të tjera në mëngjes vlera minimale do të jetë në -3 gradë. Nga e mërkura do të kemi ngritje graduale të temperaturave. Për sa i përket erës ka pasur një dobësim duke nisur nga mesnata por që do vazhdojë të mbetet herë pas here e fortë, kryesisht në det të hapur ku do të shkojë deri në 65 km/h”, tha Bami.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeqyteti dhe rrethe të tjera u përfshinë nga era e fortë. Në Durrës u pezullua lundrimi i trageteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: