Korça vijon të jetë e përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperature të ulëta ku mesatarja e regjistruar është -4 gradë.

Aktualisht reshjet janë ndërprerë, ndërsa kontraktorët kanë vijuar punën për  mirëmbajtjen e rrugës. Në akset rrugore Korçe-Erseke-Leskovik. Korçe-Dardhe. Korçe-Voskopojë kryhet pa probleme.

Ndërkohë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë kësaj periudhë.

Sa i përket situatës me energjinë elektrike, raportohet se bashkia e Devollit vijon prej katër ditësh pa drita. Në këtë bashki janë dëmtuar 14 shtylla, 7 prej tyre plotësisht ndërsa të tjerat pjesërisht.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe sipas informacioneve gjatë natës kanë patur disa probleme për shkak të motit dhe terrenit por janë riparuar të gjitha shtyllat dhe pritet që sot Devolli së bashku me fshatrat e tij të furnizohen me energjinë elektrike.

Prej ditësh edhe në bashkinë Maliq vijojnë të mbeten pa energji elektrike mbi 10 fshatra, Pojan Pendavije, Zvezde, Zemblak, Shengjergj, Burimas dhe shumë fshatra në njësinë Moglice dhe  Lozhan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb