Sinoptikani Adiola Bani tha në një lidhje me “Skype” për News24 se edhe muaji gusht do të nisë me temperatura maksimale, që shkojnë në 39-40 gradë Celsius.

Por, sipas sinoptikanes, ditët e para të gushtit, duke filluar përkatësisht nga e marta, do të ketë edhe prezencë të vranësirave, madje edhe reshje shiu, që do të sjellin një freskim të lehtë të motit.

“Dita e sotme do të paraqitet e qëndrueshme. Dita e shtunë është ajo që do të kemi më shumë prezencë të vranësirave, ndërsa pasdite pritet të kemi shtrirje të shirave në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe në ditët e para të gushtit. Temepratura maksimale parashikohet 39-40 gradë, edhe pse do të kemi prezencë të vranësira. Duke filluar nga dita e martë e deri në fund të javës do të kemi herë pas here vranësira, duke sjellë edhe shtrëngata shiu, që do të sjellin një freskim të motit. Por, në 10-ditëshin e parë të gushtit temperaturat do të jenë të larta, mbi 36 gradë”, tha Bani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb