Sinoptikania e njohur, Lajda Porja, përmes një lidhje “direkte” me studion e lajmeve në “News 24”, ka konfirmuar se i nxehti afrikan do të rikthehet sërish në vend.

Duke nisur nga dita e nesërme temperaturat do të shënojnë vlerën e 40 gradëve në pjesën më të madhe të vendit. Piku i temperaturave ekstreme do të regjistrohen të mërkurën dhe të enjten, ku në zona të caktuara temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë Celsius.

Porja theksoi se kjo javë, me gjasë do të shënojë ditët më të nxehta të kësaj vere.

Sa i përket qarqeve, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra do të regjistrojnë temperaturat më të larta. Edhe Kukësi sipas sinoptikantes nuk do të bëjë përjashtim.

“Sikundër e kemi theksuar që korriku ka shënuar ditë shumë të nxehta. Kemi kaluar vetëm disa ditë të freskëta gjatë javës, ndërsa në fundjavë janë rritur, duke kulmuar sot me 38 gradë Celsius.

Gjatë natës vjen një valë i nxehti nga zemra e Afrikës. Kjo valë do të qëndrojë më e gjatë dhe ka gjasa të jetë java më e nxehtë e verës. Ultësira Perëndimore do të shënojë vlera me 40 gradë, duke kulmuar të mërkurën dhe me enjten që mund të ketë temperature deri në 43 gradë. Do të ketë dhe kali mi temperaturës historike. 43.8 gradë. Kemi një zbritje të lehtë të premten dhe në fundjavë.

Nuk do të jetë e ndjeshme, sepse temperaturat do të jenë në 38 gradë. Do të ketë rritje të temperaturave në orët e para të mëngjesit, disa zona do kenë dhe temperaturat e javës në 30 gradë. Ky korrik do të cilësohet si nga më të nxehtat.

Sa i përket reshjeve s’presim të ketë reshje. Moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell. Vala e të nxehtit afrikan janë në orën 15:00-16:00. Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Më freskët do të jetë Librazhdi deri në Devoll ku termometri do të jetë 36 gradë. Na pret një javë i nxehtë”, tha Porja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb