Qyteti i Lytton, në British Columbia është shkrumbuar plotësisht nga flakët që kanë përfshirë Kanadanë. Banorët e qytetit u detyruan të largoheshin për jetën e tyre ditë më parë. Zjarri fillimisht nisi në një zonë pyjore për të zbritur më pas në qytet. Qyteti kishte vetëm pak minuta për t’u evakuuar më 30 qershor, së bashku me afërsisht 2,000 njerëz që jetonin në komunitetet autoktone aty pranë,

Qyteti
Qyteti

“Nëntëdhjetë përqind e qytetit u shkatërrua”- tha kryetari i bashkisë së Littonit Jan Polderman.

Një valë e re e të nxehtit ka përfshirë Paqësorit ditët e fundit duke thyer rekordin e nxehtësisë në Kanada – duke arritur 49.6 ° C (121.28 ° F).
Ndërkohë pavarësisht temperaturave të larta autoritetet dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga aktivitet njerëzor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: