Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) njoftoi se niveli i temperaturës në Evropë në 30 vitet e fundit është rritur më shumë se dyfish nga niveli i temperaturës globale.

Në raportin “Situata Klimatike në Evropë” e publikuar nga WMO është analizuar përqindja e ngrohjes së kontinentit nga viti 1991 deri në 2021.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe kohore, temperaturat në të gjithë Evropën u rritën me 0,5 gradë Celsius çdo 10 vjet, më shumë se dyfishi i nivelit global.

Për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të temperaturës, akullnajat në Alpe janë zvogëluar për 30 metra deri në vitin 2021 ndërsa shkrirja ekstreme e shtresave të akullit në Groenlandë ka shkaktuar një rritje të paparë të nivelit të detit.

Sekretari i përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas tha se këto statistika të shpalosura për Evropën tregojnë se askush nuk është i sigurt përballë motit dhe dukurive ekstreme klimatike.

“Përderisa valët intensive të të nxehtit, thatësirat dhe zjarret pyjore kanë ndodhur në vitin 2021 në pjesën më të madhe të Evropës, në të njëjtën kohë fatkeqësitë e jashtëzakonshme të përmbytjes kanë shkaktuar vdekje”, theksoi ai.

Taalas tha se e sheh si pozitive uljen e ndjeshme të emetimeve të gazeve serrë në të gjithë Evropën. “Evropa mund të luajë rol kyç në arritjen e një pozicioni të dekarbonizimit për të përmbushur Marrëveshjen e Parisit deri në mesin e shekullit”, tha ai./

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: