Vendi është përfshirë nga temperatura , ndërsa në disa qytete kanë rënë edhe reshje bore.

Korça gjithashtu është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje bore, ndërsa mbrëmjen e kaluar duket nuk ka pasur reshje bore.

Gazetarja Lorena Kodra tha për BalkanWeb se autoritetet në orët e para të mëngjesit kanë bërë të mundur kriposjen e rrugëve, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.

Në akset nacionale dhe turistike Korçe-Erseke -Leskovik, Korçe -Voskopojë , Korçë – Dardhe, qarkullimi deri më tani është pa probleme.

Sakaq autoritetet rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore.

Sa i përket energjisë elektrike disa zona kanë pasur probleme pasi janë përballur me mungesë orëve të fundit.

Gjithashtu si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta 25 shtylla në Korçë janë  të rrëzuar , duke sjellë edhe mungesë të energjisë.

Situata me energjinë:-

Dispeceria Rajonale Korçë

Maliq -150 abonentë rurale pa energji

Fidri 21 Nst Korçë me toke 18 kabinat pjesërisht pa energji 1100 abonente.

Fidri 19 Nst Korçë me max 3kabina 420 abonentë pa energji

Fidri 3 Nst  Erseke me cast 10 kabina 200  abonentë pa energji

Fidri Tulla Nst Maliq me max 3 kabina 54 abonentë rurale pa energji

Fideri Podgozhan NST Gur I Kuq me max komplet.

Fideri 11 Nst Petrushe me tokë 1 kabinë 16 abonentë rurale pa energji

Fidri 14  Nst Petrushe me max 1 kabine 190 abonentë pa energji

Fideri 4 Nst Petrushe me toke 3 kabina 1102 abonentë pa energji

Fidri 9Nst Erseke me max 20 Kabina 378 abonentë pa energji

Fidri Vithkuq Nst Rehove me max 20 kabina 329  abonentë pa energji

Fidri Frigorifer Nst Gjanc me toke 2 kabina  7 abonentë pa energji

Fidri 9 Nst Lozhan me max 7 kabina 238 abonentë pa energji

Fideri 22n st Korçë pjesërisht pa energji 2 kabina ,22 abonentë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb