Ditën e sotme një mjet i tonazhit të rëndë i cili kishte dalë nga rruga shkaktoi bllokim të qarkullimit të mjeteve në ‘Qafën e Llogarasë në vendin e quajtur Çezma.

Ndërkohë me ndërhyrjen e policisë Rrugore të Vlorës është bërë e mundur edhe lëvizja e automjeteve, pas hapjes së rrugës.

Tashmë siç njofton ‘Rrugorja’ qarkullimi në këtë aks vijon normalisht.

Gjithashtu autoritetet apelojnë që shoferët të tregohen në kujdesshëm për të parandaluar aksidentet dhe bllokimin e lëvizjes.

Policia Rrugore e Vlorës

??‍✈️?Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

☑️ Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, rruga u hap dhe lëvizja e mjeteve vazhdon normalisht,  në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb