Mungesa e gjatë e reshjeve ka sjellë probleme dhe tharje te lumenjve në disa vende. Kështu edhe “Ujëvara e Niagarës” në afërsi të kryeqytetit malazez, Podgoricë, është tharë.

Sipas lajmeve në mediat lokale, i nxehti ekstrem që përfshiu vendin gjatë muajit korrik, ka tharë plotësisht “Ujëvarën e Niagarës”, e cila ndodhet në zonën më të famshme të piknikut të vendit, 4 kilometra larg nga Podgorica.

Ujëvara, e cila ujin e merr nga lumi Cem, është tharë për shkak të rënies së nivelit të ujit të lumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb