Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar sot në pyjet e njësisë administrative Ungrej në lezhë. Flaket janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.

  • foto galeri
  • foto galeri

Punonjësit e agjencisë së Shërbimit Pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: