Të paktën 7 persona kanë humbur jetën pasi u zunë nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.
Zyrtarët e emergjencës thanë se nëntë të tjerë u plagosën nga shembja, me dy persona të lënduar rëndë.

Ekipet e shpëtimit duke përdorur helikopterë dhe drone kanë punuar gjatë natës duke kërkuar për 14 persona të cilët ende janë të zhdukur.
Video e incidentit tregoi një masë akulli duke u rrëzuar në shpatet e Marmolada, mali më i lartë i zonës.

“Një ortek dëbore, akulli dhe shkëmbi që goditi rrugën e hyrjes” tha zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës Michela Canova. Gjithashtu ajo theksoi se ende nuk dihet numri i saktë i alpinistëve të goditur nga orteku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk është menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e pjesës së akullnajës, të quajtur serac. Por Walter Milan, një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit, tha për mediat Italiane se zona ka përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta ditët e fundit.

“Nxehtësia është e pazakontë, duke vënë në dukje se temperaturat kanë arritur 10 gradë Celsius në kulmin e akullnajës ditët e fundit, kjo është nxehtësi ekstreme,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: