Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.

Përgjatë mbrëmjes së kaluar, punonjësit e drejtorisë së Strehimit në Bashkinë e Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë qenë në terren për të shoqëruar në qendrat sociale, disa të moshuar, të ndodhur në situatë rrugë.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale, ku përveç një vakti, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve socialë, si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: