Sinoptikania Lajda Porja përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, ka treguar parashikimet e motit, për sot, por edhe ditët në vazhdim.

Vala e të nxehtit afrikan, sipas sinoptikantes, do të jetë dita e sotme (30.06.2021), pasi sipas saj, do të ketë një ulje relativisht të lehtë të temperaturave të paktën deri më 6 korrik.

Sipas sinoptikantes Porja, temperaturat më të larta këtë të mërkurë do të regjistrohen në Qarkun e Beratit, ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë.

Gjithashtu ajo tha se temperaturat në ditët në vijim do të variojnë nga 35 deri në 38 gradë.

“Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na leje të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht. Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri do të jetë dita e fundit me këto temperatura.

Do të ketë rënie me 2 3 gradë në mëngjes, dhe 1 2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë deri në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik. Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 35 gradë, do të kemi shkëputje që do të kemi temperatura mbi 38 gradë. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit, tha Lajda Porja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: