Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë javë kur temperaturat parashikohen të jenë nën zero.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj u kërkon qytetarëve që për çdo emergjencë ose nëse shohin persona të pastrehë të telefonojnë në nr. 112.

Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për strehimin e këtyre të fundit.

“Java që vjen parashikohet me temperatura të ulëta, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112 ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: