Kritiku më i madh i Presidentit rus, Vladimir Putin, Alexei Navalny, i cili aktualisht ndodhet në burg, ka thënë se ka pasur temperaturë të lartë dhe kollë, duke shtuar se në burgun ku po qëndron, ka pasur persona të diagnostikuar me tuberkuloz.

Gazeta “Izvestiya”, u shpreh se 44-vjeçari ishte transformuar në një njësi mjekësore me simptoma të një sëmundjeje që prek rrugët e frymëmarrjes.

Por, avokati i Navalny tha se klienti i tij ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe ka humbur shumë kilogramë, pasi ai ka shpallur grevë urie javën e kaluar.

Mediat e huaja, shkruajnë se mbështetësit e Navalny, po organizojnë një protesta për të martën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: