Erik Ten Hag, trajneri i ri i Man.United, me sa duket ende pa zbarkuar në ‘Old Traford’ ka arritur ti fitojë zemrën yllit të ekipit, C.Ronaldo.

Ishte e paqartë nëse CR7 do të qëndronte te United, pavarësisht se nuk u kualifikuan për në Champions, por nga fjalët e portugezit, duket se nuk ka ndërmend të largohet pasi beson se me Ten Hag, Man.United mund të fitojë trofe:

“Di që ka bërë një punë fantastike tek Ajax dhe që është një trajner ekspert. Duhet ti japim kohë, nëse ai bën mirë Man.United do të ketë suksese, pra i urojë gjithë të mirat. Jemi të gjithë të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si lojtarë por edhe si tifozë. Duhet të besojmë se vitin tjetër mund të fitojmë trofe”, u shpreh C.Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb