Në mbrëmjen kur në shtëpinë e Man.United duhet të ishte festë, pas fitores së pastër 2-0 përballë Tottenham Hotspur, për të rrëmbyer skenën mendoi sërish C.Ronaldo. Ylli portugez qëndroi si spektator gjatë gjithë sfidës, ndërsa pas minutës së 87-të, kur trajneri Ten Hag bëri dhe dy zëvendësimet e fundit, Ronaldo iu drejtua dhomave të zhveshjes ende pa mbarur ndeshja. Në mënyrë demonstrative, CR7 shfaqi pakënaqësi për këtë vendim të trajnerit për të mos e aktivizuar:

“Nuk kam folur ende me Ronaldon, nuk kam ndërmend ta bëj sot diçka të tillë. Dua që vëmendja të jetë te skuadra që zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer”, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

Ky veprim i Ronaldo-s vetëm sa shton krisjen mes palëve, mediat britanike vijojnë të insistojnë se divorci mes palëve është gjithnjë e më pranë, sipas të gjithë gjasave pritet të largohet që në merkaton e janarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb