Manchester United mundi 1-0 Brentford në ndeshjen e luajtur mbrëmë. “Djajtë e kuq” iu falën një goli të Rashford, të realizuar në pjesën e parë. Trajneri i ekipit nga Manchesteri, Ten Hag dha mendimin e tij pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e mirë. Në pjesën e parë luajtëm një futboll brilant, diçka jo e thjeshtë. Aq më tepër kur ke përballë një kundërshtar si Brentford, një skuadër shumë e mirë. Ata kanë një mbrojtje kompakte, nuk lejojnë shumë hapësira.

Ne jemi të kënaqur me paraqitjet tona në Old Trafford që është kthyer në një kështjellë, çka tregon forcën tonë. Tani duhet të punojmë që të kemi të njëjtën performancë edhe në ndeshjet jashtë. Në mbrojtje bëmë shumë mirë, çka është shumë e rëndësishme. Rashford? Ai bëri një ndeshje mjaft të mirë, Marcus është i gjithanshëm” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb