Mund të ishte pa frikë një finale Champions, por për fat të keq, Man.United-Barcelona u përplasën për një biletë për çerekfinalet e Europa League, në fund kalojnë “djajtë e kuq”, pas një përmbysje të madhe në “Old Trafford”.

Ekipi i Ten Hag tregoi force karakteri, e gjetën veten në dizavantazh që në minutën e 19-të pasi një goli të shënuar nga Robert Lewandowski, polaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Fred ai që barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në të 73-tën braziliani Antony përmbysi rezultatin duke i dhuruar Man.United një biletë për në fazën çerekfinale:

“Ishte një paraqitje fantastike që na jep besim se mund të fitojmë ndeshje të mëdha, kemi shumë personalitet si skuadër”, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

Barcelona “luan duart” me Evropën, duke kthyer vështrimin nga Spanja: “Ishin një tjetër zhgënjim për ne, me vjen keq pasi luajtëm një ndeshje të hapur. Ndjesia është se jemi më mirë se një vit më parë, por jemi përballur me rivalë të mëdhenj. E vetmja gjë pozitive është se tani do të jemi të përqendruar totalisht në kampionat dhe në Kupën e Mbretit, duhet të jemi të përqendruar në të dy kompeticionet”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb