Erik Ten Hag do të jetë trajneri i ri i Man.United, për këtë nuk kanë asnjë dyshim në Angli dhe Holandë. Në fund të këtij sezoni, Ten Hag largohet nga Ajax për të nisur një aventurë të re në “pallatin e ëndrrave”.

Sipas mediave angleze, Ten Hag ka nisur që tani punën për të ndërtuar ekipin e tij të ri. Dëshira e tij e parë ishte largimi i C.Ronaldo, por nga këtu e deri në përfundim të sezonit mund edhe të ndryshojë mendimin, duke parë rikthimin e portugezit me një “tripletë”, gjithnjë nëse nuk është vetë CR7 që do të njoftojë divorcin.

Antony4
Antony4

Sipas Mirror, tekniku holandez pritet të marr me vete te Man.United edhe Antony. Sulmuesi brazilian mund ti kushtojë “djajve të kuq” afro 60 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb