Manchester United ka në program një ndeshje mjaft të vështirë. “Djajtë e kuq” luajnë ndaj Brighton sonte në orën 21.00, në sfidën që zhvillohet në Amex Stadium. Para këtij takimi ka dalë para mediave trajneri i skuadrës nga Manchesteri, Ten Hag.

“Unë dua të luaj në Champions League vitin e ardhshëm. Le të përqendrohemi në këtë. Garnacho? Për të është një fillim i ri, një rifillim. Pritshmëritë do të jenë më të larta. siç janë kërkesat. Ai është i fortë dhe kjo është arsyeja pse tani është në këtë nivel dhe ia ka dalë vetë. Alejandro duhet të konkurrojë për të qenë titullar, duhet të shkojë përtej kufijve të tij” – Tha ai. United renditet në vendin e katërt me 63 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb