Ajax po përpiqet që të bëjë gjithçka që të mbajë si trajner Erik Ten Hag. Ky mision do jetë tepër i vështirë pasi tekniku me gjasë, do firmosë për Manchester United. Gjithsesi, drejtori sportiv i hollandezëve, Gerry Hamstra thekson se klubi po bën të pamundurën për ta bindur, por diçka e tillë duket në limitet e të pamundurës.

 

“Mund të jem shumë i qartë për këtë, ne e bëmë. Ne bëmë gjithçka për të. Ne po bëjmë gjithçka për ta mbajtur atë.I ofruat kontratë? Po. Ne provuam gjithçka. Kur? Kohët e fundit” – tha ai.

The Suin

 

Ten Hag drejton Ajax prej vitit 2017. Më parë ka qenë pjesë e Twente dhe Utrecht.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb