Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari e ka konsideruar një propagandë të ulët takimin e kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive pasi të gjithë janë pjesë e një hajdutërie që dirigjohet nga nga vetë ai.

Me një postim në Facebook, Braimllari akuzon qeverinë se ka aplikuar tendera dhe prokurime nga paratë e buxhetit të shtetit.

Në reagimin e tij Braimllari përmend analizën e Open Data ku vetëm në gjashtë mujorin e parë u zhvilluan 426 prokurime me probleme në barazinë e garës dhe 273 në mungesë totale të konkurrencës”.

Postimi i plotë:

Sipas analizes se Open Data vetem ne gjashte mujorin e pare u zhvilluan 426 prokurime me probleme ne barazine e gares dhe 273 ne mungese totale te konkurrences.
Mungesa e konkurences, proçedura fiktive, tendera sekret, prokurime me proçedure te pershpejtuar gjoja per raste emergjente, favorizimi i klienteve te qeverise ne kundershtim me ligjin, jane aplikuar ne mase nga qeveria qendrore e Edi Rames nga parate e buxhetit te shtetit.
Propaganda me kryetaret e bashkive eshte e ulet sepse te gjithe jane pjese e nje hajduterie qe dirigjohet nga Edi Rama.
Pergjegjesia nuk mund te kalohet tek te tjeret kur eshte e qarte qe ka nje urdherues qe eshte Edi Rama, i cili pasi i perdori gjeresishte ne masakren zgjedhore te 25 prillit e tani kerkon te laje duart dhe te heqi pergjegjesine nga vetja.
Bra
Bra

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: