Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka folur për situatën e koronavirusit duke kritikuar ashpër qeverinë për tenderin 1.5 milionë euro që ju dha kompanisë maqedonase aq shumë të kritikuar nga opozita duke i propozuar qeverisë që t’ja jepte një kompanie shqiptare.

Murrizi thotë se qeveria tenderin e ushqimeve duhet t’ja kishte dhënë një kompanie shqiptare si për shembull deputetit socialist Vullnet Sinajt apo njërës prej 35 mijë kompanive të tjera që kanë mijëra të punësuar shqiptarë.

Po ashtu Murrizi pati kritika edhe për tenderin pasi tha se do të shkojnë për të blerë qese Ministria e Mbrojtjes.

”Sot është një ditë e ngjeshur me 23 akte ligjore. Një është për OFL, një për buxhetin, një për të çuar 600 të burgosur në shtëpi se rrezikohen nga pandemia, dhe 9 akte të tjera për të futur njerëzit në burg, për të rritur numrin e makinave të bllokuar, biçikleta, mushka a ku di un. Nga një anë i thoni miletit dilni në pazar, pastaj mbylluni të shtunë të dielë se del virusi e ju kap.

Shoh shifrat marramendëse nga ministri i tërmetit, i qametit, i koronavirusit, së bashku që kërkon të bëjë tollovi që qytetarët mos marrin vesh asgjë paketa e parë, paketa e dytë, pastaj garancia tollovi që mos i shkojë qytetarëve në mend çfarë por bëhet, nëpërmjet buxhtit dhe akte që i janë dhënë nga taksat e tyre. 174 milionë euro FMN ju dha, 50 milionë euro BE, 200 e shoh që e keni korigjuar në buxhet nuk e di ku do i çoni. Edhe këto para nga buxheti vjetor 4 miliardë euro nuk ja jepni para si gjithë bota ja jepni qese 4 mijë lekë të vjetra, sheqer, makarona, vaj. 1.5 milionë euro që merrni nga buxheti i shtetit ja jepni Ministrisë së Mbrojtjes për të blerë qese. 35 mijë subjekte ka Shqipëria që shesin ushqime ju jepni 1.5 miliardë një kompanie maqedonase që shet celulare. Ja ku e keni Vullnet Sinajn jepjani atij, jepjani një shqiptari. 223 tendera sekretë keni bërë, për shëndetësinë, për kitet, për maskat, për respiratorët, për rrugët. 20 tendera ka bbërë Meta me Berishën në 2009- 2013 ju 223. Tendera sekretë për çdo gjë ku doni të futni duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Kodin Penal e ka Italia 90 vite, e ka zbatuar apo jo njëherë. Shpikët sot si rrufe në qiell të pastër që ky Kod do shpëtojë Shqipërinë. 40 ditë që jepni lajme Rama, Manastirliu, pastaj Pipero. Na jeni bërë si Petrit Leka ndjesë pastë kur jepte motin në kohë të Enver Hoxhës.
4 pleq na i kenë nxjerrë, nënë Rukija 94 vjeçe, nënë Sanija 86 vjeçe. Paskeni shpikur formulën jepjani botës, ato i rruajti zoti.
Uroj që numri i vdekjeve të jetë shumë më i vogël se vendet fqinje apo BE por nuk është merita juaj. U bë e madhja se dolën dy plaka nga spitali, çështje e imunitetit. Shumë më të rinj se ato kanë lënë jetën. Boll më me propagandë dhe demagogjo. ç’do ushtria në rrugë me urdhër të ministres së Shëndetësisë.
Për çfarë ju duhet Kodi Penal, kë do fusni në burg, për çfarë ju duhet tenderi sekret nga kush do fshiheni.
50 kile naftë për të shkuar dhe për të ardhur një makinë saurela, jepjani atyre të varfërve. Mjaft u tallët me shifra fallco. Ato 20 mijë paga lufte s’janë asgjë 200 euro. Bëjnë 4 milionë euro për 400 metra rrugë. Shoë televiziz, Këshilli i Sigurisë Kombëtare çfrë bënit, organ këshillues i Presidentit është, keni filluar këshilltarë tek Meta?
I vetmi mundësi është kapitali buxheti, financa, takati.
130 respiratorë keni gjithsej, shyqyr nuk keni më njerëz. Keni takat, buxhet blini jo i mbyllni në shtëpi dhe i çoni qese. Politikanë qesesh që mendojnë se do të bëhen heronj kombëtar nga qeset.
Pashë aktin që në mëngjes i propozon Basha në drekë i miraton Rama dhe në darkë i zbaton. Pashë dhe ekzaltimin e dy ambasdorëve të huaj, Yuri Kim dhe Soreca. Mos ja keni hallin se kanë gjithmonë bashkë për të mbajtur pushtetin dhe për t’ja futur njëri- tjetrin.
Bashkë ka qenë Meta me Berishën në ’93 për të futur në burg Nanon, bashkë kanë qenë kur e rrëzuan, bashkë ka qenë Meta me Ramën për të nxjerrë Berishën në qeveri, bashkë kanë qenë Rama me Berishën për të nxjerrë Metën, bashkë kanë qenë Meta me Berishën për të nxjerrë Ramën në 2009, bashkë kanë qenë Rama me Metën në 2013 për të nxjerrë Berishën nga qeveria.
Bashkë kanë qenë gjithë kohën, në kurriz të shqiptarëve kundër interesave të tyre. Prill më prill këta janë bashkë, e quajmë ne shqiptarët si muaj dashurie të një gjallese tjetër. Bashkë kanë prej 12 vitesh që ja fshehin të zgjedhurin zgjedhësit. Bashkë jetojnë në Lalëz, bashkë tek Kodra e Diellit, bashkë mbrapa TEG-ut.
Paskan hapur dhe agjenci turistike me 70 euro ditën, 100 euro biletën. ”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb