Me datën 16 të këtij muaji, Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë ofertat për shpalljen e katër kontratave të mëdha për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin për një periudhë pesë vjeçare. Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet ardhshme llogaritet 128 milionë euro nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.

Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në katër kontrata për katër Rajone

Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës
Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonët e Dibrës dhe Tiranës
Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës
Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës
Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.

Kontrata për mirëmbajtjen përmbajnë:

-Rehabilitimi i rrugës

-Rrehabilitimi i trotuarit

-Ndërtimit ose rikonstruksionit i sistemit të kullimit

-Riparimet e erozionit dhe rrëshqitjeve

-Punime tokësore

-Ndërtimi / rikonstruksioni / riparimi i strukturave dhe mureve,

– Mirëmbajtja përfshinë sigurinë rrugore, ndërhyrjet në korrigjimin e pikave të zeza të identifikuara nga auditimi të sigurisë rrugore (i kryer tashmë);

Kohëzgjatja e kontratës është pesë vjet. Të gjitha punimet për përmirësim e gjendjes se rrugëve duhet të kryhen brenda vitit të parë të kontratës. Ndërsa punimet e mirëmbajtjes do të ekzekutohet gjatë viteve 2, 3 dhe 4 viteve në vijiim.

Tenderi po bëhet me konkurrim ndërkombëtar të përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore për prokurimin e mallrave dhe punimeve.

Ofertat duhet të dorëzohen me 16 shtator në orën 10.00 sipas kohës lokale dhe nuk lejohet ofertimi elektronik. ARRSH sqaron se ofertat do të hapen publikisht në prani të komisionit të tenderit./Monitor/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: