Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik ka thënë se PD ka reflektuar për tenderin e identifikimit biometrik me procedurë të përshpejtuar.

Gjiknuri thotë se kjo u kthye në temë qesharake pasi Këshilli Politik nuk merret me tendera. Por Agjencia e Prokurimit Publik ka kthyer përgjigje dhe PD ka reflektuar për këtë. Ishte vetë Gjiknuri që i kërkoi opinion Agjencisë së Prokurimit Publik por edhe pse nuk zbulon përgjigjen thotë se PD ka reflektuar për këtë kërkesë.

Në fakt ishte kërkesa e opozitës për procedurën e përshpejtuar për ta marrë ajo tenderin e identifikimit biometrik që çoi në braktisjen e tryezës së Këshillit Politik nga Rudina Hajdari herën e kaluar.

 

”Besoj do të vazhdojmë në drejtimin e mbylljes. Brenda pak ditësh do e zgjidhim dhe këtë sepse Komisioni për Reformën deri në 30 qershor ka afat.

Ka ardhur një përgjigje nga Agjencia e Prokurimit Publik, për teknologjinë, duke respektuar disa afate. E kthyem dhe pak qesharake, sepse ky Këshill nuk merret me tendera, por PD reflektoi në këtë drejtim.”- tha Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb