Grupi parlamentar “Demokrat” ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka, për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

Në kallëzimin e bërë nga ana e Grupit Parlamentar “Demokrat” thuhet se dy ministrat e qeverisë kanë kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në argumentimin që grupi parlamentar “Demokrat” bën, thuhet se Lleshaj ka kryer disa vepra penale dhe ndaj duhet që te ndiqet nga ana e SPAK.

Në letrën e Grupit Parlamentar Lleshaj akuzohet për:  “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 244;

  1. “Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
  2. “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
  3. “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
  4. “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
  5. “Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260.

“Më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet me fond limit: 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo 27 milion euro me TVSH. Fituesi i paracaktuar, ishte firma “D&E” sh.p.k. e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliard lekë më tepë se operatori i klasifikuar si i pari. Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues.. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit, klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020”

Në fillim të procedurës në Komisionion e vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë të cilëve u bë presion që të s’kualifikohej kompania e parë e renditue e para e cila plotësonte të gjitha kriteret, ka ofruar edhe 5 miliard lekë më pak. Si pasojë e rezistencës së një pjese të këtij komisioni për të shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. Nga ana e Drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, këtyre personave të komisionit u janë ofruar para për të s”kualifikuar firmën e kualifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin. Krejt papritur një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen më datë 9.06.2020 në mes të procedurës pa asnjë shpjegim.

Edlira Naqellari dhe Sandër Lleshaj kanë ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj pjestarëve të komisionit që të s”kualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga Sandër Lleshaj, “D&E” sh.p.k. Por në fakt provat dhe të dhënat janë kokëfortë pasi firma e klasifikuar e para, e quajtur Genç Taahhüt Giyim Tekstil ?n?aat San. Ve Tic. Ltd. Sti., i plotësonte të gjitha kriteret dhe kushtet e tenderit dhe për më tepër ka ofruar 5 miliard lekë më pak se firma që do të shpallë Sandër Lleshaj si fituese.

Kompania “D&E” sh.p.k., nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike, dhe ka mungesë dokumentacioni të theksuara falsifikuar dhe dokumentacionin e paraqitur. Mjafton kaq, që kjo kompani jo vetë të mos fitonte tenderin, por edhe të ndiqet penalisht. Gjithçka që po përmendim është lehtësisht e verifikueshme dhe e shkruar e zeza në të bardhë.

Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, nën derigjimin e”mjeshtrit të lekut” Sandër Lleshaj, ia arritën të gjejnë kamikazin e tretë të komisionit që me votën e tij do u sigurojë atyre “fitoren” e kompanisë “D&E” sh.p.k. plot 5 miliard lekë që do të futen në xhepin e qeverisë Rama. Tashmë që komisioni përbëhej nga 5 anëtarë, kompania “D&E” sh.p.k do ti duheshin minimalisht 3 vota për të arritur “fitoren”-thuhet në kërkesën e siguruar nga “BalkanWeb”.

SKANDALI ME TENDERIN TË UNIFORMAVE TË POLICISË TË SHTETIT

Ministria e Brendshme ishte e parapërgatitur dhe e vendosur për të grabitur hapur vlerën e 500,000,000 lekë. Nga Tenderi i hapur “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në fondin limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020

Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj të Policisë së Shtetit, mund të shkojë dhe në 1,157,815,852 lekë”Vjedhje nërrethana cilësues”

TENDERI! Data e hapjes: 26-07-2019 Data e mbylljes:11-05-2020. Plot një vit, ndërsa ofertat ekonomike janëhapur në datë 11-05-2020. Pas “pazareve” “formaliteteve”, skemave “mafioze” e “manovrave” që u kryen, Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, më në fund, ka shpallur fituesin e këtij tenderi, kompaninëshqiptare me aktivitet Gërmime Dheu, “D&E” SHPK, që ofroi 500,000,000 lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.Vjedhja e vlerës prej 500,000,000lekë ishte e parashikuara (planifikuar) që në DT (Dokumentat e Tenderit)

Pra ky tender u publikua më datë 26.07.2019, (nga 3 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë), Faza I -Parakualifikimi, ofertat ekonomike dhe mostrat e uniformave etj, nga 3 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë, u dorëzuan më datë 11.05.2020 për Faza 2 – Ftesa për Ofertë:

Më datë 26.07.2019, Ora: 09:58, publikohet nga Autoriteti kontraktues: Agjencia e Blerjeve te Perqendruara në Ministrinë e Brendshme, Dokumentet e Tenderit, Objekti i tenderit: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, Proçedura : E kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar Fondi limit :2,800,347,570.00 Lekë pa TVSH. – citohet ne shkresë e cila u dorëzua sot nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb