Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një intervistë në studion e “News24” deklaroi se tenderi për energjinë elektrike është afera tjetër e radhës.

“BE ka caktuar një çmim tavan të energjisë deri në fund të 2024. Shqipëria i ka mundësitë pafund që të prodhojë të gjithë energjinë në vend. Këtu ka një sektor që menazhohet në mënyrë kriminale. Këta prokurojnë me 270 euro, ndërsa Europa ka vendosur një çmim tavan për të evituar keqmenaxhimet. Por këtu qeverisin mafiozët dhe llogari nuk japin. Ndaj 14 maji është një ditë e jashtëzakonshme për të rikthyer llogaridhënien që të mos konsiderohet normalitet.

I ndalur tek zgjedhjet e 14 majit, Vasili tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të arrijë sipas tij një fitore të padiskutueshme.

“Ne jemi bashkë të katër partitë, pra edhe PD që drejtohet nga Sali Berisha dhe këtë nuk e lëviz topi. Besoj nuk e keni harruar 6 marsin. Një forcë shumë e rëndësishme si PD, në mënyrë mafioze është mbajtur jashtë regjistrimit, por nuk ka asnjë problem, pasi janë 61 kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha ai.

“Bashkë Fitojmë” është optimizëm shumë i fortë, kjo masë 80 % e pakënaqur do të reagojë. Do të shkojmë në zgjedhje ku nuk ka asnjë shtresë shoqërore që të jetë e qetë. Edhe një njeri i paguar mirë largohet nga vendi sepse nuk ndjehet i sigurt. 85% e njerëzve janë në panik. Kemi shpopullimin më të frikshëm. Jemi si në ‘91. Kjo ‘Rilindje’ që ka pushtetet dhe drejtësinë është në akuzë përballë shqiptarëve. Po shkojmë një sigël “Bashkë Fitojmë”. PD e Alibeajt vetëm e ka penguar kauzën tonë. Çdo sakrificë është asgjë përpara asaj që qytetarët presin. Qytetarët duan një qeverisje tjetër. Shqipëria është një ndër tre vendet me rrezikun më të rëndë sa i takon koncensioneve dhe PPP, këtë e ka thënë Banka Botërore dhe sa i takon korrupsioni Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se korrupsioni është kapilar. Dhe tani na kanë futur në monitorim edhe për performancën fiskale”, u shpreh ai.

Fushata elektorale:

Vasili: Nuk kemi pasur kurrë problem për fondet, fushata nuk ka nevojë për fonde. Ata kanë nevojë për luks. Thanë;  Do të sjellim ujë Korçe me çmim bathore, por ku është? Tani ujin e kemi me orar. Ato minimume të domosdoshme ne si forcë politike kemi një fond që e përfitojmë në mënyrë të ligjshme, dhe nuk kemi nevojë për asgjë tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb