Numri dy i tenisit botëror, Andy Murray, fitues ne Wimbledon, ka bere te ditur te hënën se ai nuk do te marre pjese ne Masters 1000 ne Toronto (25-31 korrik).

“Trupi im ka nevoje për rigjenerim, pasi kam luajtur ne shume turne muajt e fundit”, theksoi skocezi, fitues i edicionit 2015, nëpërmjet një njoftimi zyrtar te organizatoreve.

Murray është tre here fitues i turneve kanadeze ne Toronto e Montréal. Ne 2016, Murray ka fituar tre tituj, ne Rome, ne Queen’s dhe ne Wimbledon dhe ka diskutuar tre finale te tjera, te humbura përballë N.1 botëror, Novak Djokovic, ne Open Australi, Madrid dhe Roland Garros.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: