Rafael Nadal, tenisti i 5-te ne klasifikimin botëror, ka mundur patriotin e tij Nicolas Almagro, i 53-ti, për here te 14-te ne 15 ndeshje te luajtura mes tyre, për të siguruar një vend ne çerekfinalet e turneut ne toke te forte ne Rio de Janeiro.

Nadal do te ndeshet ne turin tjetër me ukrainasin Alexandr Dolgopolov (i 33-ti), i cili fitoi ndaj spanjollit Inigo Cervantes me rezultatin 3-6, 6-0, 6-3. Nderkohe, David Ferrer, tenisti i 6-te botëror, ka dominuar ndaj patriotit te tij Albert Ramos dhe do te luaje ne turin tjeter me të riun austriak Dominic Thiem.

Nadal është në kërkim të suksesit te 48-te te karrierës në turnete në tokë të forte. Majorkezi është fitues i 67 titujve ne karriere, 14 prej te cilave ne Grand Chelem.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: