Ylli rus i tenisit, Maria Sharapova ka fituar duelin e saj të 600-të në karrierë, pasi mundi amerikanen, Lauren Davis, në xhiron e katërt të turneut Australian Open në Melburn.

Maria Sharapova, 28 vjeçare, ka shprehur habi për këtë numër të fitoreve dhe para gazetareve eshte shprehur “Mos është ky numer nje tregues miqesor se po plakem? ”

Karrierën e saj të tenisit Sharapova e filloi në moshën 6 vjeçare në Moskë. Në moshën 9 vjeçare ajo është vendosur në Shtetet e Bashkuara për stërvitje.

Shaparova është pesë herë fituese e turneve Grand Slam dhe ka fituar rreth 30 milionë dollarë deri në qershor të vitit 2015, sipas revistës ‘Forbes’.

Prej 11 vitesh me radhë ajo është e para në listën e sportisteve me të ardhura më të larta të revistës ‘Forbes’.

Në xhiron e ardhshme të turneut në Melburn, Sharapova takohet me zviceranen, Belinda Becic.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: