HOLANDE – Ambroz Bajec-Lapajne, tenor në Operën Kombëtare të Holandës, i është nënshtruar një ndërhyrje delikate në tru, por është përpjekur t’i kalojë sa më lehtë momentet kur mjekët kryenin operacionin, duke kënduar një arie të Schubertit,  “Gute Nacht”. Në fakt, operacioni është kryer në vitin 2014, por spitali vendosi që ta publikojë videon vetëm tani. Tenori ishte prekur nga një tumor në tru dhe iu nënshtrua kirurgjisë për ta hequr. Gjatë operacionit mjekët i kërkuan që të ishte aktiv dhe ai i befasoi me një arie të Schubertit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: