Presidenti Ilir Meta ka ftuar publikisht kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku, përfaqësues të BE-së dhe ata të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë që të zhvillojnë një konferencë për t’i dhënë zgjidhje problemit për kontrollorët.

Në një konferencë për mediat nga Vlora, kreu i shtetit tha se ky është një tension artificial dhe një marrëzi.

“Meqenëse jemi në këtë situatë unë do ftoj kryeministrin, e ftoj ministren, ftoj sindikatën të bëjmë, meqë jemi në kushte pandemie, ftoj dhe përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, SHBA, BE dhe të institucioneve europiane të kontrollit ajror, ndaj të cilave kemi detyrime. Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cënohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje.”, tha Meta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb