Që nga mëngjesi i sotëm ka pasur përplasje mes policisë dhe artistëve, ndërsa sot në mesditë, rreth orës 10:30 këta të fundit kanë mundur të hyjnë brenda Teatrit Kombëtar.

Të shqetësuar për hyrje-daljet e disa punëtorëve që nisën të zhvendosin orenditë brenda Teatrit, artistët u grumbulluan aty me frikën që do të niste shembja. Ata u konfrontuan disa herë me policinë.

Një pjese prej tyre zgjodhi të hynte nga dritaret anësore të Teatrit, pjesë kjo që nuk ruhej me polici, e më pas hapën derën kryesore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb