Eliminimi nga Conference League në fazën e 1/8 ka sjell kaos në shtëpinë e Lazio-s. Në përfundim të sfidës, Sarri pati shumë kritika për grupin që ka në dispozicion, duke goditur në këtë mënyrë drejtorin sportiv, Igli Tare:

“Nuk jemi ndërtuar për të luftuar në tre kompeticione”, u shpreh qartësisht Sarri, por kjo deklaratë e trajnerit nuk është pritur mirë nga Igli Tare.

Tare
Tare

Kjo përplasje është e radhës, pasi mes Tares dhe Sarrit nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë. Në fund të këtij sezoni, Lotito duhet të zgjedh, të vijojë bashkëpunimin me Igli Taren apo të kërkojnë për një trajner të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: