Fundi i takimit mes Flamurtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore është shoqëruar nga një incident disi i pakëndshëm. Drejtuesit vlonjatë kanë shfaqur një sjellje të ashpër ndaj trajnerit të Kukësit, por ky i fundit ka qënë i qetë duke mos reaguar, dhë në këtë mënyrë gjithçka është mbyllur shumë shpejt pa degraduar situata në ngjarje më të rënda.

Tensioni që ekziston mes drejtuesve të Flamurtarit dhe ish-trajnerit të tyre Ernest Gjoka, vjen si pasojë e pretendimeve të këtij të fundit për pagesa të pashlyera nga vlonjatët. Për më tepër Gjoka ka fituar dhe gjyqin ndaj Flamurtarit sa i përket këtij borxhi, dhe në rast mosshlyerje në një kohë të shpejtë, skuadra vlonjate rrezikon penalizimin me pikë në renditje. /panoramasport/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: