Kombëtarja e Shqipërisë U-17 e ka mbyllur me fitore sfidën e fundit të Grupit 8 eliminator të Europianit përballë një kundërshtari aspak të lehtë si Azerbajxhani.

Djemtë e Mustedanagiç triumfuan në stadiumin “ Elbasan Arena” me shifrat minimale 1-0. Golin e parë dhe të fundit e shënoi Mitaj, i cili  u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shtangur  kështu kundërshtarin.

Përtej rezultatit, në takim nuk mungoi as tensioni pasi arbitri u detyrua të ndëshkojë tre herë më karton të kuq skuadrën azere. Kështu me fitoren e sotme, Kombëtarja U-17 e mbylli grupin në vendin e 3-të me po aq pikë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb