Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit nuk janë dobësuar, ndonëse tensionet mes vendeve u shtuan pas rrëzimit të balonës kineze nga SHBA.

Në një komunikim me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha: “Incidenti nuk ka dobësuar marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit. SHBA i bëri të qartë Kinës se çfarë do të bënin”,.

Anija, për të cilën Uashingtoni tha se ishte një balonë spiune, fluturoi mbi Amerikën e Veriut për disa ditë, duke bërë që SHBA të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: