Forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit qëlluan me tanke në lagjen Dera Al-Beled provincës jugore siriane të Deraas, e cila ndodhet nën rrethim.

 

Forcat e regjimit të mbështetura nga Irani filluan sulmet më 29 korrik për të forcuar dominimin e tyre në lagjen Dera Al-Beled.

 

Bisedimet e djeshme midis forcave të regjimit të Asadit dhe vendasve në zonën Dera Al-Mahatta në qendër të qytetit, nën mbikëqyrjen ruse, nuk patën sukses.

 

Gjatë bisedimeve, forcat e regjimit përsëritën kërkesën nga banorët e lagjes Dera Al-Beled dhe grupet e armatosura të opozitës për t’i dorëzuar të gjitha armët e lehta që kanë, për të kontrolluar shtëpitë e tyre dhe për të lejuar krijimin e nëntë pikave të kontrollit në lagje.

 

Në përgjigje, Qendra për Pajtim në Deraa (Komiteti Qendror i Deraas), e cila zhvillon bisedime në emër të banorëve të rajonit, kundërshtoi kërkesat e regjimit.

 

Më pas forcat e regjimit sulmuan lagjen e rrethuar me zjarr të hapur nga tanket gjatë natës.

 

Pas bombardimit, shumica e civilëve në lagje u larguan në drejtim të lagjeve që ata i konsiderojnë relativisht të sigurta.

 

Forcat e regjimit kanë grumbulluar trupa në qendër të qytetit dhe fshatrat dhe gjithashtu kanë shënjestruar qytetin Mizeyrib në zonën rurale në perëndim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb