MITROVICË- Në një kohë kur u paralajmëruan trazira në Veri të Kosovës, situata në Mitrovicë paraqitet e qetë. Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë me dije për KosovaPress se situata në jug të Mitrovicës është e qetë.

Edhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti pohoi të njëjtën gjë. “Është një ditë e rëndomtë pa ndonjë aktivitet që mund të kërcënojë sigurinë e përgjithshme ose rendin publik”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, njësitet elitare të Policisë së Kosovës janë grumbulluar në bazën “Belvedere” të Mitrovicës, por siç mëson KosovaPress-i, prania e tyre ka të bëjë me një ushtrim të planifikuar më herët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: